I shoqëruar nga Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Vlorë ka zhvilluar një takim me fermerë duke u njohur nga afër me tregtimin e produkteve bujqësore.
“Kënaqësi të kalosh nga serat e Herbertit, i cili tashmë me mbështetjen e AZHBR do të ketë një pikë moderne grumbullimi, përpunimi dhe tregtimi të produkteve bujqësore me kushte optimale”, shprehet Rama.
Rama: Këtu mund të vazhdosh të marrësh toka me qira dhe ta zgjerosh.
Fermeri: Duhet të shkojmë me mundësitë tona të krahut të punës
Nuk kanë munguar edhe notat e humorit, ndërsa fermeri ka kënduar në ritmet e muzikës së huaj.
Rama: Prandaj rritet domatja këtu.
Fermeri: I këndojmë.