Dita e sotme do të jetë një ditë me mot të bukur dhe përgjithësisht të ngrohtë. Sipas parashikimit të MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, Por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesater me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.