Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve do të mbahet në Varshavë, në datat 4 dhe 5 maj. Në fokus do të jetë Ukraina dhe ndihma që shtetet do të ofrojnë për të përballuar pushtimin rus.

I pranishëm në Varshavë do të jetë edhe kryeministri Rama.

Kujtojmë se Konferenca e Donatorëve u mblodh në 2020-ën për Shqipërinë, në Bruksel pas goditjes nga tërmeti. Shuma e mbledhur në total ishte 1.15 miliardë euro.