Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të energjisë, e mbajtur në Pallatin e Brigadave, me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA, Bashkimin Europia, Ballkani Perëndimor edhe më gjerë, me gatishmërinë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të shndërrimit të Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij pasi uroi mirëseardhjen e të gjithëve, tha: “Jam krenar që ky tubim i vogël për nga numri, por i madh për nga fuqia për të furnizuar mbarë botë dhe për të ndryshuar mbarë botën, po ndodh në Tiranë.”
“Ju faleminderit që ia dolët të mbërrinit në Tiranë dhe të dëshmoni interesin tuaj që të zhvillojmë së bashku, atë që është program i rëndësishëm, ambicioz për Shqipërinë, program ndryshimi për rajonin dhe është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të jetë i mundur përmes kanalizimit të përpjekjeve dhe energjive të aktorëve që vijnë prej SHBA, Europës, Azerbajxhanit dhe shpresojë edhe më, të tjerë të na bashkohen në të ardhmen” shpreh Rama.
Më tej Rama përmendi edhe projekte të tjera ambicioze si Gazsjellësi Jonian-Adriatik, që mund të jetë një ndryshues i lojës në Ballkan, por dhe një fuqi e re për Europën që sa më shpejtë të fitojë një pavarësi prej gazit rus. Sikundër, përmendi edhe impiantin e Vlorës dhe HEC e Skavicës.
“Të gjitha këto së bashku tregojnë një potencial konkret për të shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade, në një eksportuese neto të energjisë” u shprehu Kryeministri.