Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri hapi fjalën në kongresin e PS-së, i cili tha se vendimmarrja e sotme i hap rrugë gjithë procesit të rinovimit në çdo degë të PS-së në të gjithë Shqipërinë.
‘Na presin shumë të panjohur, por nën drejtimin e PS-së e ardhmja është më e sigurt. Ne socialistët dimë mirë se suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fakt por ajo që ka rëndësi është të shohim nga e ardhmja. Vullneti dhe kurajo për të ecur para. Shumë ngrenë pyetjen se PS ka dalë gjithmonë më e fortë? Është shumë e thjeshtë të nderuar cinikë, mjafton të kultivosh kulturën e debatit dhe kultivimin e debateve. jo me pak se tre dekada më parë, të rinj intelektualë ndryshuan veten dhe partinë për të ndryshuar veten dhe partinë. Vullnetare dje, patronazhistë sot. Të gjithë sot jemi jo vetëm zgjedhja e vetme por e vetmja zgjidhje e Shqipërisë. Ne kemi nevojë për një politikë njerëzore të cilën e ofron PS. Ne luftuan betejat tona dhe fituam beteja për Shqipërinë, duke u kthyer në burim besimi e garancie për zhvillim. Sot mund të identifikojmë nevojën për përfaqësimin ne çdo nivel pushteti. Demokratizmi i partisë është kusht kryesore për demokracinë e vendit. Ne do ta bëjmë partinë të hapur për këdo që dëshiron që të japë kontribut. Në zgjedhjet e ardhshme diktohet nevoja për rregulla të reja statutore. Kërkojnë hapësirë më të madhe për përfshirjen e sa më shumë strukturave dhe organizatave të reja për t’i përfshirë brenda nesh. Të urtësohesh, kur të tjerër bërtasin është në ADN e kësaj partie.
Sjellja e gjatë në pushtet sjell rrezikun e vetkënaqësisë. Po është koha që ne të riaktviziohemi në të gjitha strukturat e PS-së në Shqipëri. Vendimarrja e sotme i hap rrugë procesit të rinovimit në çdo degë të PS-së. Është struktura organizative që e bën PS-në një parti moderne, jo vetëm për të fituar zgjedhjet por për të qenë një parti inovatore. Kërkohet përfshirje, përfshirje në politik-bërje. Zhgënjimi i shumë njerëzve duhet të na bëjë edh enëve që të reflektojmë. Është e domosdoshme që të rinjtë të kuptojnë dhe të marrin në dorë të ardhmen e tyre. PS ka qenë gjithmonë e hapur. U them të rinjve popullojeni sa më shumë PS-në. duke qenë brenda keni mundësinë ta ndryshoni atë.’- tha Gjiknuri.