Një rëndësi të veçantë në fjalën e saj në Kongresin e PS, Ministrja e Punëve të Jashtëe, Olta Xhaçka i kushtoi Kosovës, ku tha se Shqipërua punon me qëllimin se “çfarë mund të bëjmë më shumë për të”.
Fhala e Ministres:
“Në të gjithë punën tonë, si përfaqësues të Partisë Socialiste, si qeveri e Partisë Socialiste dhe si ministër i emëruar nga Partia Socialiste ka gjithmonë një prioritet që është mbi gjithë të tjerët, jo thjesht sepse është një detyrim kushtetues, por mbi të gjitha sepse është një detyrim moral, kombëtar, patriotik me të cilin jemi ushqyer bashkë me qumështin e nënës. Ky prioritet është kauza e shqiptarëve në rajon, të drejtat e shqiptarëve në rajon, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Preshevë dhe ku padyshim, e për arsye të kuptueshme fokusi kryesor në këto vite ka qenë Kosova. Në çdo konsultë e mbledhje, në çdo përgatitje vizite e qëndrimi, Kosova është gjithmonë aty. Dhe gjithmonë përpara çdo vendimi e çdo qëndrimi shtrohet pyetja si ndikon kjo tek Kosova? Çfarë mund të bëjmë më shumë për Kosovën?
Është një çështje që e ngremë në çdo takim bilateral duke lobuar për njohje e për mbështetje për njohje apo anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Është një çështje që e ngremë me forcë e pa u lodhur me BE dhe vendet anëtare duke denoncuar me forcë padrejtësinë që i bëhet Kosovës duke e izoluar në mes të Europës pa mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave. Është një çështje që e kemi prioritet të punës tonë në Këshillin e Sigurimit ku po punojmë pa u lodhur jo vetëm për sa i përket pakësimit të raportimeve të UNMIK në Këshill, por edhe për të zgjeruar marrëdhëniet me ato vende, si për shembull në Afrikë, ku procesi i njohjeve nuk ka ecur mbarë e ku ende duhet shumë punë”, u shpreh ministrja.