Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, pas mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar në konferencën për gazetarët se pavarësisht krizës nevoja për qumësht e fermave bujqësore është e garantuar.
“Kriza që ne po jetojmë ka prekur ndër shumë sektor, edhe bujqësinë. Ne jemi përballë rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore ku pjesa e blegtorisë dhe bujqësisë ka pasur probleme, por qeveria shqiptare i është gjendur këtë herë fermerëve, me skemën e rimbursimit të naftës. Kemi 7300 fermerë kemi që kanë aplikuar, rreth 3 mijë dhe kanë marrë kartat e fermerit. Jemi të varur nga çmimet ndërkombëtare për imputet. Gruri ka nevojë për ujitje dhe kemi bërë investime në ujitje dhe kullim. Ne aktualisht plotësojmë 90% të nevojave të vendit për qumësht. Kjo shifër nuk thuhet asnjëherë. Sot është e nevojshme që këtë krizë ta përballojmë sëbashku. Ajo që kemi në terren, me strukturat tona, është që të jemi të kujdesshëm që të shikojmë parashikimin e mbjelljeve”, tha Krifca.