Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga lagjja e re në ndërtim në Spitallë të Durrësit.
Krahas pamjeve, në një postim në Facebook, Rama shkruan se kjo lagje po ndërtohet me financimin e princit të kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed.
Në vijim postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me lagjen e re në Spitallë, Durrës, një nga më të bukurat dhe më të mëdhatë e Programit të Rindërtimit, dhuratë bujare e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, mikut të shtrenjtë Muhammed Bin Zayed, për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë🙏