Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku do të zhvillojë takimin e parë zyrtar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Takimi mes shefit të qeverisë shqiptare Rama dhe kancelarit Scholz do të nisë nesër në orën 18:00, e më pas, të dy politikanët do të dalin në një konferencë për shtyp.
Fokusi i bisedës mes Ramës e Scholz do jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si dhe çështje të tjera ekonomike e politike mes dy vendeve tona.
Gjermania ështeë një prej zërave më të fortë pro nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe qëndrimi i saj është vendimtar në qershor kur vendi ynë pret një sinjal pozitiv nga Brukseli zyrtar.