Kryetari i bashkisë së qytetit të Bucha ka thënë për BBC se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit, përcjell abcnews.al.

Duke folur në Word Tonight, Anatoli Fedoruk tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa njerëzve nga forcat e Moskës.

“Kam parë disa episode“, tha Fedoruk. “Ishin tre makina civile që përpiqeshin të evakuoheshin drejt Kievit dhe ata u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë, burri i së cilës bërtiste duke i kërkuar të mos e qëllonte, por ata thjesht e qëlluan brutalisht”, tregoi ai.

Fedoruk gjithashtu pretendoi se forcat ruse kishin qëlluar politikanë vendas gjatë pushtimit të tyre.

Ai i bëri thirrje ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte nga trupat e Moskës, të “kalojë në qytetin e Bucha dhe të shohë trupat e njerëzve të vdekur, të shikojë në sy familjet, nënat, burrat dhe fëmijë që mbetën jetimë”.