Pas thuajse 4 viteve pritje, Kukësi inauguron ditën e sotme stadiumin e ri “Kukës Arena”.

Një mbrëmje festive në qytetin verilindor, me tifozët që kanë mbushur shkallët e stadiumit të ri.

Stadiumi filloi të mbushej që në orën 19:00, me tifozët që donin të shikonin gjithçka nga afër.
Pas koncertit festiv, në stadium mbërritën kryeministri Edi Rama, së bashku me kreun e FSHF, Armand Duka.

Kryeministri Edi Rama ka qene i shoqeruar përveç ministrave, Spiropali dhe Evis Kushi por ka pasur në krah të tij edhe djalin e tij te vogël Zaho foton e të cilit e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Të pranishëm ishin edhe presidenti i nderit të Kukësit njëkohësisht edhe kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Për sa i përket ndeshjes, Kukësi përballet me Laçin, aty ku do të kërkohet me çdo kusht fitoren, për ta inauguruar stadiumin në mënyrën më të mirë të mundshme.