Kryeministri Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me zgjedhjen e Dritan Abazoviç, si kryeministër i Malit të Zi. “Kush do ta kishte besuar që Ballkani me 6 vende do të kishte 3 kryeministra shqiptar “-shkruan Rama. “Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirqënie për të gjithë”

Reagimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter:

Dritan Abazoviç u konfirmua ditën e sotme nga kabineti. Qeveria do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 20 ministra, nga të cilët, dy do të jenë pa portofol.