Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi me ftesë të ministres polake të Sportit dhe Turizmit Anna Krupka, zhvilloi një vizitë zyrtare në Varshavë, ku vendosën një bashkëpunim të ri mes dy vendeve në fushën e sportit.
Së shpejti ky bashkëpunim do të konkretizohet me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi në Tiranë.
Në fokus të këtij takimi ishte krijimi i një bashkëpunimi në një sërë aktivitetesh të zhvillimit të programit anti-doping, për të krijuar një partneritet që do t’i ndihmojë të dyja organizatat, WADA dhe ALB_NADO, të kontribuojnë në parandalimin e dopingut në rajon.
Nëpërmjet Memorandumit të Mirëkuptimit, MAS dhe ALB NADO do të mbështesin zbatimin e Kodit Botëror Anti-Doping, i cili harmonizon programet antidoping në të gjitha sportet dhe në të gjitha vendet e botës.
Ndërkohë, ky memorandum do të mundësojë Seminare informuese dhe edukuese antidoping, të nevojshme për sportistët, duke u nisur edhe nga ndryshimet e bëra në listën për medikamenteve.