Këtë të shtunë Komisioni i Rithemelimit ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve. Sikurse vihet re në foto, hyrja e Pallatit të Kongreseve është mbuluar nga një banderolë ngjyrë blu, me logon e vjetër të PD-së si dhe Kuvendin Kombëtar.

Po kështu zbulohet dhe slogani i Kuvendit: “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ndërkohë rrugicat në hyrje të Pallatit të Kongreseve janë vendosur në të dyja anët flamujt e SHBA-ve, BE-së, Shqipërisë si dhe Partisë Demokratike.Kjo duket si një mesazh drejtuar Ambasadës amerikane  dhe SHBA, që nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD-së.