Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit konfirmoi edhe njëherë se grupi parlamentar është i përçarë dhe mbledhja e sotme nuk ka shërbyer për ta bashkuar këtë forum të PD-së.

Nga 52 deputetë që ka zyrtarisht grupi parlamentar demokrat pas zgjedhjeve të 25 prillit, rezulton se 35 prej tyre nuk i janë përgjigjur sot ftesës së Komisionit të Rithemelimit për të qenë të pranishëm.

Ndër emrat që kanë refuzuar Kuvendin Kombëtar janë kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi e Jorida Tabaku që dje u takuan me zyrtaren e lartë të DASH, Karen Donfried, ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike.

Në të njëjtën kohë Kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Berisha e refuzuan edhe Ervin Salianji, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj, Tomor Alizoti dhe Dashnor Sula.

Siç ishte e pritshme, në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ka munguar edhe ish kryetari i demokratëve, Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, 17 deputetë të grupit parlamentar marrin pjesë sot në Kuvend. 15 prej tyre kanë qenë që në fillim mbështetës të ish kryeministrit Berisha, ndërkohë që 2 të tjerë, Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj janë bashkuar vetëm sot.

35 deputetët që nuk marrin pjesë

AGRON GJEKMARKAJ
ALFRED RUSHAJ
ANDIA ULLIRI
ARBI AGALLIU
BLEDJON NALLBATI
DASHNOR SULA
DHURATA ÇUPI
EMILJA KOLIQI
ENKELEJD ALIBEAJ
ERALDA BANO (TASE)
FATJON VEIZAJ
FERDINANT XHAFERRAJ
FLAMUR HOXHA
FLUTURA AÇKA
GAZMENT BARDHI
GRETA BARDELI
HELIDON BUSHATI
ILDA DHORI
JORIDA TABAKU
KASTRIOT PIROLI
XHELAL MZIU
KRESHNIK ÇOLLAKU
LEFTER GËSHTENJA
LINDITA METALIAJ
LULZIM BASHA
MERITA BAKIU
ORJOLA PAMPURI
RAMADAN LIKAJ
SAIMIR KORRESHI
SELADIN JAKUPLLARI
ZEF HILA
ZHENI GJERGJI
ERVIN SALIANJI
GRIDA DUMA
TOMOR ALIZOTI