Në kushtet e një krize energjitike botërore Kryeministri Rama, zhvilloi një takim në Azerbajxhan. Pas takimeve bilaterale, Kryeministri komunikoi gjatë një interviste një lajm të mirë sa i përket gazifikimit të Shqipërisë, duke theksuar se bashkë me qeverinë e Azerbajxhanit do të punohet ngushtësisht për gazifikimin e vendit.

Rama u shpreh se: “Me këtë vizitë kemi hedhur një hap të rëndësishëm, sepse kemi vendosur të nisim një proces për të fuqizuar marrëdhënien tonë bilaterale përmes energjisë dhe turizmit.

Nga njëra anë do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin Joniano-Adriatik, i cili përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme, pra Shqipërinë me Malin e Zi, Bosnjen, Kroacinë dhe e kthen në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit. “

Në fund të intervistës së tij Kryeministri deklaroi se: “Së shpejti, në Tiranë do të kemi një hap të parë shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e furnizimin me gaz të Shqipërisë dhe të rajonit si dhe pastaj edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të Shqipërisë.”

Rama foli për miqësinë shumë të mirë të krijuar me presidentin Aliyev dhe se si Shqipëria ka qenë një mbështetëse e palëkundur e kauzës së Azerbajxhanit për rikthimin e një pjese të territorit nën sovranitetin e saj.

Interviista e plote: