Letonia ka ndaluar lëshimin e “vizave të arta” për rusët dhe bjellorusët, ose praktikës së lejimit të shtetasve jashtë bllokut për të marrë nënshtetësinë evropiane në këmbim të investimeve. Parlamenti në Rigë miratoi një ndryshim në ligjin që pezullon dhënien e lejeve fillestare të qëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve deri më 30 qershor 2023.
Përjashtimet do të zbatohen vetëm për qëllime profesionale dhe studimore ose bashkim familjar. Gjithashtu, është forcuar edhe kuadri ligjor për dhënien dhe heqjen e lejeve të qëndrimit.
Dokumentet do të refuzohen ose anulohen për personat që mbështesin krimet e luftës. E njëjta rregullore do të zbatohet së shpejti edhe për dhënien e shtetësisë. Sipas autoritetit të migracionit, Letonia aktualisht, ka lëshuar mbi 10,000 leje qëndrimi të përkohshme për shtetasit rusë. Më pak se gjysma e tyre kanë marrë një “vizë të artë” duke blerë një pronë.