“Mami, kjo letër është një dhuratë për ty.”
Kështu fillon letra prekëse e vogëlushit Anatoli drejtuar nënës së tij të vdekur. Ai është 9 vjeç dhe së bashku me të ëmën që quhej Galina, po përpiqej të arratisej nga qyteti Hostomel, disa kilometra në veri të Kievit, për t’i shpëtuar luftës. Mirëpo, trupat ruse hapën zjarr mbi makinën e tyre dhe për Galinën fatkeqësisht ai oment ishte fundi.
Anatoli, i njohur si Tolya, u shpëtua dhe u sigurua nga trupat Ukrainase. Kur një fletore i ra në dorë, vogëlushi mendoi të shkruante mendimet e tij për nënën që nuk e kishte më, duke na i prekur zemrat të gjithëve e duke na i mbushur sytë me lot.
“Nëse mendon se jam rritur kot, e ke gabim”, shkruan fëmija.
“Mendoj se këto 9 vite kanë qenë më të mirët e jetës sime. Të jam shumë mirënjohës për fëmijërinë time. Ti je mami më e mirë në botë dhe nuk do të të harroj kurrë. Shpresoj të jesh e lumtur në parajsë dhe shpresoj të shkosh në parajsë. Do të shihemi në parajsë. Unë do të përpiqem të jem një djalë i mirë për të ardhur tek ti në parajsë.” Letra përfundon me një “puthje” dhe me emrin e Galinës, nënës të vogëlushit.