Lorenc Vangjeli thotë se në SPAK ka ardhur një dosje me prova për Sali Berishën nga SHBA-të.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se ka indicie se SPAK ka kërkuar prova dhe se ato kanë ardhur.

“Kam një indicie, që SPAK ka kërkuar nga SHBA prova dhe me gjasë kanë ardhur. Siç ka ardhur edhe për pasardhësin e tij, zotin Basha.

SPAK nuk po reagon, sepse ata shohin edhe tensionet.

Goditja që iu bë zotit Berisha nuk është vetëm për atë, por është shuplakë për të gjithë ne, për të parë nivelin e demokracisë që kemi ndërtuar për 30 vjet”, tha ndër të tjera Vangjeli.