Vendimi i Gjykatësit Agron Zhukri, që njohu Kuvendin e “Rithemelimit” me gjasë do të rrëzohet nga Apeli. Paralajmërimi u bë nga analisti Lorenc Vangjeli, i cili për ‘Kontrast’ në Report TV tha se me rëndësi për opozitarët nuk është se cili do të drejtojë PD-në, por se si do të rrëzohet Edi Rama.

Vangjeli u shpreh se për këtë të fundit ka një formulë, përtej partive opozitare.

“Me shumë gjasa Gjykata e Apelit do ta riktheje edhe një herë vendimin e famshëm të gjykatësit të vetëm që i dha përkohësisht vulën e kryetarëve kundërshtarëve të zotit Basha. Nëse e shikojmë në vazhdimësi këtë histori, atëherë do të kuptojmë historinë e së ardhmes. Sa më herët të kuptohet kjo gjë nga aktorët politikë dhe sa të kuptohet se nuk është problem kush fiton brenda PD-së, por problem është si mundet Edi Rama. Dhe ka vetëm një formulë, bashkikm të të gjitha forcave opozitare, përfshirë dhe të atyre qytetarëve të neveritur nga politika. Përndryshe të gjitha këto ngjarje janë lajm dite, por nuk sjellin ndonjë ndryshim” – tha Lorenc Vangjeli për ‘Kontrast’.