Rezistenca në Mariupol, ngadalësoi të gjithë ofensivën ruse në Ukrainë, duke konsumuar burime që mund të ishin përdorur në fronte të tjera, kjo është analiza që i është bërë situatës së luftës nga  inteligjenca ushtarake britanike.

Ndërkohë, situata në qytetin e rrethuar prej javësh është cilësuar si “kritike”, si në planin humanitar ashtu edhe në atë ushtarak.

Dje Moska u propozoi ushtarëve ukrainas të dorëzoheshin për të shpëtuar jetën, por ata refuzuan, duke thënë se synimi i tyre është të rezistojnë.

Qyteti port është një nga objektivat kryesore të Kremlinit, mbi të gjitha sepse nëse pushtohet do t’i lejonte Moskës të hapte një kalim të drejtpërdrejtë nga toka midis Krimesë (e aneksuar ushtarakisht në 2014) dhe Donbasit, kryesisht i kontrolluar nga separatistët pro-rusë, dhe për rrjedhojë drejt Rusisë.