Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me deputetin Damian Gjiknuri kanë vizituar sot ambientet e Qendrës Shëndetësore të Përrenjasit, e rehabilituar dhe transformuar totalisht për tu ofruar shërbim dinjitoz 32 mijë banorëve të këtij qyteti dhe rrethinave.

Gjatë fjalës së saj në këtë vizitë, ministrja tha se kjo qendër dëshmon sot një ndryshim rrënjësor që do replikohet edhe në çdo qendër ku do ndërhyhet nga qeveria edhe në vitin në vazhdim.

“Jam shumë e kënaqur që sot kemi parë nga afër ndryshimin rrënjësor në spitalin e Përrenjasit. Për nga shërbimi që ofron kjo strukturë do organizohet si një qendër me shërbim 24 orë. Qendra ofron shërbim për 32 mijë banorët e Përrenjasit, Mokrës, etj.. Kjo qendër ofron gjitha shërbimet, nga kontrolli mjekësor bazë, shërbimet e vaksinimit, sëmundjet kronike e shërbimi i laboratorit dhe radiologjisë,” u shpreh Manastirliu.

Ajo tha se vetëm në Elbasan janë rehabilituar 32 qendra të reja shëndetësore, ndërsa këtë vit do transformohen dhe 37 të tjera.

“Nuk do ndalemi me kaq! Kjo është një prej investimeve që tregon se edhe në një kohë të vështirë me Covid ne kemi vijuar investimet. Është një model që po e replikojmë dhe në shumë qytete të tjera. Vetëm në Elbasan kemi rehabilituar 32 qendra. Këtë vit do rehabilitojmë 37 qendra të tjera,” theksoi ministrja.

“Fshati që duket s’do kallauz”. Mjafton për gjithë qytetarët të shikosh godinën më pas dhe kontrasti bëhet vetë. Ata që thonë se sa sociale është qeverisja edhe te këto komponentë duket,” u shpreh Gjiknuri.