09 Prill, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, bëri me dije se këtë vit do të bëhet e mundur shërbimi i paketës në banesë për qytetarët e pamundur.
“Ne do t’ja dalim që brenda këtij viti të përfshijmë në sistemin e kujdesit parësorë paketën e kujdesit në banesë, një nevojë imediate për të gjithë ato qytetarë që janë në nevojë e nuk munden dot të aksesojnë në qendrat shëndetësore”, theksoi Manastirliu. Ministrja Manastirliu tha se mbi 1 milion qytetarë kanë marrë shërbime në qendrat e reja të rindërtuara në kujdesin parësor, teksa theksoi se investimet për përmirësim në infrastrukturë do të vijojnë.