Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka dhënë sot lajmin se pas Italisë e Greqisë tashmë edhe Gjermania do të njohë patentat e Shqipërisë. Në fjalën e mbajtur në panelin për transportin në Kongresin e PS ai tha se ky është falë investimeve të DPSHTRR.

“Natyrisht nuk është e lehtë të flasësh për shumë punë në shumë pak kohë, do doja të isha shumë konciz. Ajo që dua të them është që modernizimi i një vendi shpesh ngatërrohet dhe mendohet si një çështje patentash apo targash apo ca makinash apo kolaudimi. Në fakt nuk është kështu. Vizioni ynë është për një interes publik që është rritja e cilësisë së jetës së qytetarëve, lehtësimi integrimi dhe siguria.

Të hënën ne nënshkruajmë marrëveshjen me homologun gjerman marrëveshjen e njohjes së plotë të leje drejtimit të shqiptarëve me Gjermaninë, 3 vite pas asaj me Italinë e Greqinë. 3 vende të BE njohin patentat. Këto marrëveshje nuk do ishin bërë të mundura në rast se nuk do ishin bërë reformat e viteve të fundit. Investimet transformimi total dhe rritja e cilësisë e shërbimeve. Kjo besueshmëri ka bërë që ky integrim faktit europian, ky është certifikim faktik i homologëve europianë është krenari e madhe për ne,” u shpreh Gonxhe.