Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi sot nga Kongresi i PS se politikat e qeverisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë të orientuara drejt kujdesit të atyre që kanë më shumë nevojë.
“Ne e reformuam duke ndërtuar një program të vërtetë të mbështetjes sociale, ndihmës ekonomike, garantuam një sistem transparent të aplikimit dhe mbështetjes nga ky program”, tha Manastirliu.
“Garantuam që jo vetëm masa e ndihmës ekonomike të rritet, por 2022 dyfishoi masën e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në ndihmë ekonoimike, trefishuam masën ekonomike për fëmijët pa kujdes prindëror dhe gratë e trafikuara dhe dhunuara”, shtoi Ministrja e Shëndetësisë.