14 Prill – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një interviste ne Klan News, foli edhe për  marrëveshjen e re me spitalin e njohur pediatrik “Bambino Gesu” në Itali, e cila do të garantojë transferimin e dijeve për rritjen e kapaciteteve të mjekëve pediatër.

Manastirliu tha se një tjetër pikë e rëndësishme e marrëveshjes është mbështetja për rastet e rralla të sëmundjeve pediatrike.

“Kemi patur një takim shumë të suksesshëm dhe do kemi së pari transferimin e dijes nëpërmjet spitaleve tona pediatrike dhe rastet që do kemi nevojë ti trajtojmë në Itali do jenë të gatshëm per