Presidenti amerikan Joe Biden i quajti ketë të hënë mizoritë e kryera nga Rusia dhe Presidenti Vladimir Putin në Bucha, një “krim lufte”, por tha se nuk ishte një gjenocid.

“E mbani mend që u kritikova që e quajta Putinin kriminel lufte. Ju e keni parë atë që ndodhi në Bucha. Kjo e vërteton, ai është një kriminel lufte. Por ne duhet të mbledhim informacionin. Ne duhet të vazhdojmë t’i sigurojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën”, u tha Biden gazetarëve pas uljes në Uashington, DC.

I pyetur nëse krimet e kryera në Bucha e garantojnë situatën një gjenocid, Biden u tha gazetarëve: “Jo. Unë mendoj se është një krim lufte.”

Biden tha gjithashtu se ai “po kërkonte më shumë sanksione” dhe do t’i shpallte ato së shpejti.