Nënkoloneli Omurbekov Azatbek Asanbekovich dyshohet se ka qenë ai që drejtoi trupat ruse drejt masakrës më Bucha. Akuza vjen nga aktivistët e “InformNapalm” të cilët publikuan të dhënat personale të një prej “kasapëve” siç i quajti presidenti ukrainas Zelensky, i cili më 31 Mars u largua nga qyteti, duke lënë pas kufomat e civilëve në rrugë, në varreza masive, ukrainas të ekzekutuar me goditje në pjesën e pasme të kokës dhe duart të lidhura.
Identiteti i tij u zbulua në Telegram, bashkangjitur me “email”-in dhe numrin e tij të telefonit.Asanbekoviç është komandant i njësisë ushtarake 51460, brigada e 64-të. Në foton e bërë publike nga aktivistët e “InformNapalm”, shihet portreti i tij i ri, me veshje ushtarake, me një tank pas tij, buzë të plota, sy të tërhequr, ndërsa origjina e tij mendohet të jetë nga Siberia.
“Ne gjithashtu mundëm të gjenim adresën e shtëpisë së xhelatit rus”, deklaruan vullnetarët e “InformNapalm”. “Çdo ukrainas duhet t’i dijë emrat e tyre. Mos harroni. Të gjithë kriminelët e luftës do të gjykohen dhe do të sillen para drejtësisë për krimet e kryera kundër civilëve ukrainas”, thuhet në deklaratën bërë nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.
Dhe për të ndjekur listën e detajuar me 87 faqe me emrat e më shumë se 1600 ushtarëve rusë që besohet të jenë të përfshirë në masakrën e Bucha-s. Në listën e Ministrisë së Mbrojtjes e Ukrainase, ushtarët identifikohen me gradën ushtarake, emrin dhe mbiemrin, datëlindjen dhe të dhënat e pasaportës. Midis mbiemrave ka edhe disa nga më të zakonshmet në Çeçeni. Disa nga fytyrat e tyre duken në fotot e postuara në rrjet, djem, sy në formë bajameje, të buzëqeshur para objektivit. Sipas aktivistëve, sipas informacioneve që kishin, kanë qenë ushtarakët e kësaj njësie që kanë kryer “krime tronditëse të luftës në qytetet Bucha, Gostomel dhe Irpen, në rajonin e Kievit”.
Banorët e Bucha-s nga ana e tyre, i thanë faqes së lajmeve “Obozrevatel” se ushtarët rusë “thjesht shkuan nga oborri në oborr duke qëlluar të gjithë burrat dhe djemtë. Për Moskën ato kufoma janë thjesht propagandë, një inskenimi i Perëndimit dhe Ukrainës. Por në Bucha nuk ka nevojë për propagandë apo inskenime sepse flasin trupat e pajetë dhe të pavarrosur të qytetarëve, pamje të cilat tronditën mbarë botën.