Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Mevlanit me Efin. Konkurrenti i dhuroi një trëndafil, ndërsa Efi e provokoi vazhdimisht. Ajo e puthi në faqe, ndërsa Mevlani u afrua ta puthte në buzë.

Efi: Hajde të të puç icik

Mevlani: Te tjetra (tenton ta puthë)

Efi: A Mevlan Mevlan

Mevlani: Ça ke?

Efi: Gjembat ia paske hequr (referuar trëndafilit) se do të simbolizonte ty, që të vret

Mevlani: Domethënë qenkam njeri që vras?

Efi: Jo drejtpërdrejtë, por në një farë mënyre…e lëndon tjetrin. Ke qejf të më mërzisësh

Mevlani: Po prapë ta heq mërzinë

Efi: Nuk ma ke hequr akoma

Mevlani: Ka njerëz që e mbajnë inatin gjithë jetën e vet, është çështje tjetër

Efi: Jo çdo gjë varet nga unë

Më tej gjatë takimit, Efi preku qafën e saj me trëndafil dhe i tha Mevlanit: E do?

Mevlani: Po si nuk e dua…ndryshoji komplet aromë tani zemra e vogël! (Drejtuar Efit) Hajde këtu…më kishte marrë malli të të prekja!

Efi: Jam për t’u marrë malli