Besimtarët myslimanë që prej 2 prillit kanë nisur Muajin e Madhnueshëm të Ramazanit dhe agjërimi gjatë këtij muaji është detyrim për çdo besimtar mysliman.

Sipas Kuranit, çdo besimtar mysliman është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Besimtarët nuk hanë ushqim dhe nuk pinë ujë deri në perëndimin e diellit, duke iu përkushtuar vetes edhe më shumë se zakonisht adhurimit të Zotit dhe frenimit të egos.

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Fjalët e muajit”, teksa ka ndarë foton e një personi që po lexon librin e Shenjtë, Kuranin, shprehet se “kur të agjërosh, le të agjërojë së bashku me ty dëgjimi yt, shikimi yt dhe gjuha jote”.