Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar mëngjesin e sotëm së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Erion veliaj, të plagosurit nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lumin e Lanës. Ministrja ka falenderuar ekipin mjeksor për shërbimin e menjëhershëm dhe gatishmërinë ndërsa ka njoftuar edhe se gjendja e të lënduarve është e qëndrueshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Mbrëmjen e djeshme një autobuz i Linjës së Unazës u aksidentua me një ‘benz’ dhe të dy automjetet përfunduan në Lanë. Ministrja Manastirliu shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes edhe mbrëmjen e djeshme.