Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka debatuar me ish-kryeministrin Sali Berishën në Kuvend.

Ministrja shprehet se Berisha është përçarësi më i madh në këto treva dhe mendon se ka jetë përtej partisë që mori në qafë.

Elisa Spiropali: Pse shqetësoheni kaq shumë o Oerd, si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin më ka rënë taksirati të merrem dhe me deputetin e botës tjetër, ju këtë duhet ta pranoni se me kënaqësi nuk i afroheshim. Meqë foli për etikë ndaj zonjave, ne e dimë shumë mirë se si kur ishte në pushtet e dimë ç’emra e epitete i vinte nga kryeprokurorëve e të gjithë atyre që u dilnin përballë. E sot juve këtu në front që ju ka përballë, e dini shumë mirë se si ju ndërsen njerëz që t’ju thonë fjalën e fundit. Pra sa për etikën dhe moralin e lartë të gjuhës dhe të sjelljes, ne Sali Berishën e njohim dhe nuk ka nevojë të na e tregojë njeri. Ajo që është më e rëndë dhe ku Saliu, doktori gabon edhe më rëndë, është se ai mendon që ka jetë përtej partisë që mori në qafë për të. Nuk ka jetë përtej partisë që mori në qafë për të. Nuk ka mizë që i afrohet atij për ta kthyer në politik dhe nuk ka njeri me dy pare mend në kokë që e voton Sali Berishën me të gjithë ato që ka thënë dhe ka bërë. Ai është përçarësi më i madh që kanë parë këto treva. Patjetër që ka patur dhe ka gojën dhe gjuhën më të ndyrë që ka patur ndonjëherë ndonjë politikan në Kuvendin e Shqipërisë dhe në shqiptari.