Leja për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit.
Ndër të tjera, ka miratuar edhe lejen zhvillimore për rishikimin e projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe nga Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, rikualifikimin e Unazës Lindore për lotet 4.5,6.
Krahas tyre, miratim të lejeve kanë marrë edhe projektet për rehabilitimin e pistës, baza ajrore e Kuçovës, ndërtimi i terminalit verior të transportit publik si dhe një sërë projektesh të tjera për ndërtime aksesh rrugore në vend, ndërtim hidrocentralesh të vogla e resorte turistike.
NATO ka nisur prej disa muajsh punimet për transformimin e bazës ajrore të Kuçovës në një bazë të mirëfilltë të sajën. Lajmin për ndërtimin e saj e ka dhënë që më 9 dhjetor ministri, Niko Peleshi, i cili njoftoi se ishte firmosur nisja e punimeve për bazën ajrore të Kuçovës. Investimi konsiston në ndërtimin e depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.
Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10% të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme.
Ndërsa tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.