Sezoni turistik ka nisur dhe në vendin tonë kanë filluar të vijnë turistët e parë. Kryeministri Edi Rama shkruan se në muajin mars kemi 62.1% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me vitin 2021.
“Jemi vetëm në vigjilje të sezonit turistik dhe ja shifrat: Kemi 62.1 % më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit MARS krahasuar me vitin 2021. Dhe më shumë turistë do të thotë më shumë punë, më shumë konsum, më shumë ekonomi”, shkruan Rama.