Ambasada amerikane ka reaguar sot lidhur me deklaratat e djeshme të Berishës se një person në emër të ambasadores I ka shkuar në zyrë për të negociuar lidhur me zgjedhjet në PD. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sqarojnë se vendimet e shpalljes “non grata” për korrupsion madhor nuk mund të negociohen dhe rrjedhimisht nuk mund të ndryshohen.
E pyetur nga News 24, ambasada amerikane dha këtë përgjigje:
“Pozicioni i SHBA në lidhjet me shpalljet “non grata” për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe nuk mund të negociohet”, sqaron ambasada. Një ditë më parë Berisha tha se një person I ardhur nga Ambasada I kërkoi që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës .