Për Juventusin është sezoni i dytë radhazi që nuk shpallet kampion i Italisë. Një arritje që me siguri nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve për vetë faktin që një klub si ‘Zonja e Vjetër’ nuk ka mundur dot të konkretizojë objektivin e saj kryesor për këto dy vitet e fundit.
E përditshmja sportive italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, ka ‘skicuar’ formacionin e ardhshëm të Juventusit, ku në pamje të parë nuk mungojnë yjet dhe blerjet ‘Big’ në merkaton e ardhshme të verës.
Në 11-shen e krijuar shihen tre blerje, Markos Alonso, Zhorzhinjo dhe Di Maria, ky i fundit pritet të vijë me parametra zero nga PSG-ja.
Në modulin 4-3-3, në portë do të jetë Shezni. Në mbrojtjen me katër, në të djathtë është Danilo, në qendër janë Bonuçi dhe De Ligt, ndërsa në krahun e majtë, Alonso.
Në mesfushën e përbërë me tre janë, Lokateli, Zakaria dhe Zhorzhinjo. Ndërsa në sulm, Di Maria dhe Kieza në mbështetje të Vlahoviçit.