Kryeministri Edi Rama ka njoftuar  se nga dita e hënë me një klik në e-albania shteti vjen te ti me dokumentin e kërkuar.  Një nga shërbimet që do të merret online është edhe Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike dhe Pagesës së aftësisë së kufizuar.

“🇦🇱Nga e hëna asnjë orar, asnjë radhë, asnjë hap drejt një zyre shteti, po një klik tek e-albania dhe shteti vjen tek ti me dokumentin e kërkuar🤝
#RevolucioniDigjital🇦🇱📲🖥”- shkruan Rama.

Në shërbim të çdo institucioni përveç shërbimit online do të jetë edhe bashkëqeverisja me qëllim që qytetarëve mos t’i mungojë asnjë shërbim.