Në listën e mëposhtme, do t’ju ndihmojmë të zbuloni nga aspekti astrologjik, se cilat janë shenjat më pak fatlume në dashuri dhe çfarë i pengon ato të kenë fat në këtë aspekt të jetës.

Dashi
Gjaknxehtësia që të karakterizon është shkaku i shumë problemeve të tua. Edhe në dashuri është shkaku se pse gjërat nuk të ecin siç duhet. Me të njëjtin intensitet që dashurohesh me dikë, njësoj edhe e humbet interesin për të, sikur të mos ekzistonte. Shumicën e rasteve nuk pendohesh për këtë gjë, por do të vijëmomenti kur do ta ndjesh pasojën e veprimeve të tua. Trajtoji marrëdhëniet e tua me më shumë vëmendje dhe investo tek personat që dëshiron të kesh pranë, në mënyrë që lumturia në dashuri të vijë sa më shpejt tek ti.

Demi
Je padyshim një nga përfaqësuesit më kokëfortë të horoskopit, që e urren çdo lloj ndryshimi dhe dëshiron të qëndrosh në zonën tënde të rehatisë. Edhe kur në jetën tënde hyn një person i ri, refuzon të ndryshoh për të dhe kjo gjë e lodh partnerin/en, duke i dhënë fund lidhjes. Edhe pse të pëlqen të dashurosh, nëse dëshiron një marrëdhënie afatgjatë, duhet ta pranosh idenë se personi që ke pranë, mund të ndikojë edhe në ndryshimin tënd.

Binjakët
Binjak, zhgënjimet e tua në dashuri janë të lidhura me faktin që je shpesh në lëvizje. Nuk qëndron asnjëherë në vend përballë një realiteti të jetës. Dëshira jote për të parë botën, si dhe për të përjetuar eksperienca të reja, të ndalon të nisësh diçka të qëndrueshme me një person. Ideja e të pasurit njëmarrëdhënie të vetme të tremb dhe të nxit të largohesh. Nëse një ditë të caktuar do të takosh dikë që tëpëlqen, duhet të punosh me këtë aspekt të vetes tënde, pasi mund të humbasësh një dashuri të vërtetë.

Gaforrja
Frika jote për t’u dashuruar sërish, është ajo që të pengon për të qenë vërtet i lumtur në dashuri. Edhe pse je një person fantastik në çdo marrëdhënie, sërish ke shumë dyshime. Nuk i beson të tjerëve lehtësisht dhe kjo gjë nuk është e gabuar, por edhe dyshimet e tepërta mund të bëjnë që personat e duhur të largohen nga jeta jote. Duhet të kuptosh se eksperiencat e tua të së shkuarës jo domosdoshmërisht duhet të jenë njësoj si ato të së ardhmes. Ndaj, mos ki frikë të dashurosh sërish. Personi i vetëm që e ndalon lumturinë tënde, je ti.

Luani
Luan, ajo çfarë shpesh të pengon për të përjetuar një dashuri të madhe dhe afatgjatë, është dëshira jote për t’u dukur dhe për të qenë në qendër të vëmendjes. Shpesh, personat që ndodhen pranë teje, mund tëmendojnë se nuk janë të mjaftueshëm për ty dhe të largohen prej teje. Ndaj, zbutja e egos tënde mund tëjetë një nga mënyrat më të mira për të mos humbur persona me vlerë nga jeta jote.