Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar sot marrëveshjen për njohjen e patentave shqiptare. Në një deklaratë për mediat së bashku me Sekretarin Parlamentar të Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Transportit, Oliver Luksic, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku publikoi edhe shifrat që sipas saj tregon se si pasojë e masave të marra janë ulur aksidentet rrugore.
“Një rëndësi të veçantë ne i kemi kushtuar patentës me elementë të lartë sigurie, ashtu siç kërkohet nga partnerët e BE. Kemi përmirësuar infrastrukturës për mësimdhënien e kursantëve.
Këto masa kanë ndikuar në rritjen e besueshmërisë. Rezultatet janë reflektuar me uljen e numrit të aksidenteve.
Për 2021 krahasuar me 2018 kemi 19.9% më pak aksidente rrugore. 18% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente, 7.5% më pak fatalitet. Qe do te thote ulje me 43% e probabilitetit një drejtues mjeti që sapo ka marrë patentën të përfshihet në aksident.
Viti 2020 shënon revolucionin dixhital të testimit teorik dhe praktik. Sot për Tiranën na duhet vetëm 30 min për të lëshuar lejen e drejtimit. Kemi të gjitha ambientet në të cilat zhvillohet provimi për lëshimin e patentave”, tha Balluku.
Po ashtu Balluku tregoi se Gjermania nuk është e vetme me të cilat janë nënshkruar marrëveshje, por janë edhe shtete të tjera në proces.
“Ishin këto reforma që krijuan besueshmërinë e duar të autoriteteve gjermane për të njohur patentat.
Gjermania nuk është vendi i vetëm. Shqipëria ka lidhur marrëveshje me Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë dhe Emiratet.
Janë në proces marrëveshjet me Spanjën, Turqinë, Bosnjën dhe Arabinë Saudite.
2019-2021 më shumë se 15 mijë shtetas shqiptarë kanë konvertuar patenat. Sot që në flasim automotroizmi shqiptar po punon me 304 institucione arsimore dhe privat për edukimin e trafikut”, tha ministrja.