Norvegjia do të mbyllë kufijtë dhe portet e saj për kamionët dhe anijet ruse, duke iu bashkuar një vargu sanksionesh të vendosura nga BE-ja për luftën në Ukrainë, ka thënë ministria e jashtme norvegjeze.
Mediat bejne me dije se anijet ruse të peshkimit, të cilat shpesh zbarkojnë në portet në veri të Norvegjisë, do të perjashtohen nga sanksionet. Arkipelagu Arktik Svalbard i Norvegjisë, i cili vepron sipas një traktati të viteve 1920 që lejon aksesin e zgjeruar të huaj, gjithashtu do të përjashtohet, tha ministria.