Krenaria e Rusisë, luftanija më e madhe “Moskva” u mbyt pak ditë më parë në ujërat e Detit të Zi. Edhe pse u raportua se nuk kishte viktima, të afërmit e ekuipazhit të anijes “Moskva” nuk kanë ende asnjë informacion mbi familjarët e tyre.

Teksa kanë folur për mediat familjarët kërkojnë që të paktën shteti rus tu thotë të vërtetën dhe të tregojnë se ku ndodhen trupat e tyre, të paktën të kenë një vend ku të qajnë. Pavarësisht pretendimeve të palës ruse, rezulton se anija “Moskva” u fundos pas një sulmi nga forcat ukrainase, dhe disa anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën.

“Ai ishte vetëm 19 vjeç, ai ishte një rekrutë,” tha Tsyvova, e cila qante ndërsa fliste me telefon. Mësohet se ajo u shpreh për mediat se zyrtarët e qeverisë nuk i kishin thënë asgjë tjetër, as edhe se kur do të bëhej varrimi, ndërsa shtoi se djali i saj nuk është i vetmi që mund të ketë vdekur në anijen e fundosur.