Ministrja Elisa Spiropali nuk i ka kursyer kritikat dhe ironitë në drejtim të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, duke thënë se ata janë përgjegjës për gjendjen e PD sot, duke shtuar se nuk janë alternativë qeverisëse.
“Spiralja e shëmtuar e luftës së brendshme të PD, kriza ciklike që ka shoqëruar humbjet ciklike, e ka bërë opozitën më të dobët, e ka shndërruar atë nga qortuese problemesh në një problem që duhet zgjidhur. Nuk janë ata si alternativë qeverisëse, kush nuk vë dot rregull në shtëpinë e tij nuk kujdeset dot për Shqipërinë.
Dy “B” e partisë Demokratike është e njëjta monedhë e hedhur në hava që nuk ndryshon asgjë, duke rrezikuar që nga 200 lekë që kushtonte hipoteka e vulës të kthehet siç thonë ata në 2 lek parti. Kontrasti ynë me ta është shumë planesh, ata vazhdojnë të theren se çfarë kishte në mendje gjykatësi i vetëm për varenë dhe bravën. Unë e konsideroj fatkeq për Shqipërinë derexhenë ku është katandisur opozita”, u shpreh Spiropali.