Njeri apo robot? Inaki Willimas ka regjistruar një tjetër rekord të pabesueshëm në kampionatin spanjoll të futbollit.
Pavarësisht zhgënjimit për humbjen e pësuar nga Athletic Bilbao i tij kundër Celta Vigo-s, sulmuesi duhet të jetë i kënaqur për arritjen e radhës.
Në fakt, siç ka theksuar edhe Marca dhe profili zyrtar i la Liga-s, me praninë në ndeshjen e fundit të kampionatit, spanjolli ka luajtur për gjashtë vite radhazi pa munguar në asnjë ndeshje në kategorinë kryesore të futbollit spanjoll.
Inaki Williams, mes gjërave të tjera, në këtë sezon mban edhe rekordin e shpejtësisë në kampionat. 224 ndeshje radhazi të luajtura në total.
Kurrë i dëmtuar, kurrë is kualifikuar, kurrë i lënë në shtëpi nga trajneri i tij. Numra me të vërtetë mbresëlënës. Njeri apo makinë? Ndonjë dyshim ka filluar të ngrihet…
Bilbao i tij ndodhet në mesin e renditjes me 45 pikë dhe vendin e tetë pas 32 ndeshjesh të luajtura në këtë sezon. Të shohim se do të mbyllet sezoni dhe deri ku do të arrijë rekordi i vazhdimësisë për sulmuesin.