Lidhja e Donaldit me Borën përfundoi, lidhja e Trixës me Donaldin përfundoi, “Big Brother VIP” po ashtu përfundoi. Mirëpo, thumbat e Beatrix-ës duket se ende s’do të kenë një fund. Pasi iu kthye hapur Bora Zemanit në Ditën e Gënjeshtrave, Trixës ende s’i del inati.
Së shpejti ajo do të promovojë këngën e re dhe me atë rast, hodhi dhe një thumb tjetër për Borën dhe Donaldin. Në llogarinë e saj në Twitter, Beatrix shpërndau shprehjen e komentit të saj të vjetër në postimin e Borës dhe Donaldit (kur ata u ritakuan brenda BBV ndërsa Beatrix ende nuk ishte bërë banore).
“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”- shkruan Trixa në postim. Mirëpo publiku nuk e ka pritur edhe aq mirë këtë deklaratë, duke e kritikuar se po përdor diçka të pahijshme për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.