Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar mbi 100 sulme ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Organizata tha se 73 banorë ishin vrarë dhe 51 të tjerë ishin plagosur. “Nga 103 sulme gjithsej, 89 kanë goditur objektet shëndetësore dhe 13 infrastrukturën e transportit, duke përfshirë ambulancat”, sipas OBSH-së. “Ne jemi të zemëruar që sulmet ndaj kujdesit shëndetësor vazhdojnë ende. Sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht, tha se në të gjithë vendin, 1000 objekte shëndetësore ndodhen në afërsi të zonave të konfliktit ose në zona të ndryshuara të kontrollit. “Punonjësit shëndetësorë në të gjithë vendin po rrezikojnë jetën e tyre për t’u shërbyer atyre që kanë nevojë për shërbime mjekësore dhe pacientët e tyre nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër”, tha Habicht.