Odessa zgjohet nën shpërthimet e forta në ditën e 39-të të luftës! Sirenat e sulmeve ajrore nuk janë ndalur në shumë prej qyteteve të vendit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmon se një nga objektivat kryesore të Moskës është të shpëtojë republikat e shkëputura të Donetsk dhe Lugansk.

Ndërkohë qeveria ukrainase pretendon çlirimin e rajonit të Kievit, por pas tërheqjes së trupave të Putinit është shfaqur gjithçka që ka lënë lufta e tmerrshme pas. Shkatërrim, ekzekutime masive dhe mbi 300 kufora në rrugë, kjo është pamja që përshkruajnë mediat për qytetin e Buchas.

Trupat e Putinit janë mobilizuar në Transnistria . Rusia pranon kërkesën e Erdoganit dhe ofron një korridor për të huajt për në Mariupol, duke i thënë Kievit të përgjigjet me 3. SHBA rrit furnizimin me armë në Ukrainë, në tryezë hipoteza e një udhëtimi të Papës në Kiev .

Ministri ukrainas i Punëve të Jashmte, Dmitry Kuleba tha se më e keqja nuk ka ardhur ende, duke iu referuar luftës dhe pasojave të saj katastrofale. Gjatë intervistës së tij me “Corriere della Sera”, ministri i ka bërë thirrje Italisë që në këtë moment kritikë të luftës të ndihmojë Ukrainën me armë, ndërsa ka shtuar se ukrainasit presin “krahë hapur” vizitën e Papa Françeskut”.