Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion anti-drogë.

Në pranga ka rënë babë e birë. Policia bën të ditur se Ramazan Qordja siguronte heroinë në sasi 1-2 kg, e ndante në doza të vogla dhe e tregtonte në zonat e Tiranës.

“Janë sekuestruar, heroinë, armë gjahu pa leje, celular. Nga hetimet ka rezultuar se babë e birë ushtronin veprimtarinë kriminale dhe më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Ramazan Qordja, heroina sigurohej në sasi 1-2 kg, ndahej me doza dhe më pas tregtohej”, njoftoi policia.