Papa Françesku i është bashkuar ditën e sotme thirrjeve të të gjithë personave që kërkojnë armëpushim me rastin e pashkëve ortodokse, që janë një festë e rëndësishme si në Rusi edhe në Ukrainë.
Duke folur me besimtarët katolikë në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit, Françesku përsëri bëri thirrje për paqe në Ukrainë për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur.
“Luftimet filluan dy muaj më pare, por në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar”, komentoi Françesku.
OKB-ja dhe Kryqi i Kuq kanë rritur gjithashtu thirrjet për një armëpushim.