Ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, mungesat e fuqisë punëtore, pandemia COVID-19 dhe një rikthim i fortë i kërkesës kanë bërë që inflacioni të rritet në të gjithë botën muajt e fundit.
“Euronews” analizon se nuk po ndihmon as agresioni rus ndaj Ukrainës, duke i rritur edhe më shumë çmimet globale të ushqimit dhe energjisë.
Sipas Eurostat çmimet e të gjitha produkteve e shërbimeve në muajin mars kanë pësuar rritje që arrijnë deri nga 5% deri në 10%, por rritjen më të madhe e ka pësuar energjia elektrike me 44%.
Në mars, norma vjetore e inflacionit në eurozonë arriti një rekord prej 7.5%, sipas Eurostat, ndërsa Banka Qendrore Europiane tani pret që inflacioni për vitin 2022 të jetë mesatarisht 5.1%.
Rritje të ngjashme janë parë gjetkë, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, si dhe në Turqi, ku inflacioni arriti mbi 60% nga viti në vit muajin e kaluar.
Çfarë mund të bëjnë liderët në këtë situatë? Shumë pak mendon “Euronews”.
Sipas “Euronews” niveli i inflacionit pritet të bjerë vitin e ardhshëm në 2.1% ndërsa në vitin 2024 pritet që të zbresë në 1.9%.