Rusia po lëviz “artileri dhe avionë të rëndë” në Ukrainën lindore. Kjo u raportua nga burime të Pentagonit për ‘CNN’ duke nënvizuar se nga analizat e tyre “duket se Moska ka nxjerrë mësimin nga dështimet në veri të Ukrainës”. Për momentin, sipas mbrojtjes amerikane, Rusia është ende duke “përgatitur terrenin” për një ofensivë.